Përshëndetje! Teksa po shkruaja në Journaly në gjuhë të tjera dikush më kërkoi të bëja një postim në gjuhën time të nënës. Nuk isha e sigurt se për çfarë të shkruaja kështu që vendosa të shkruaj pikërisht për të. Gjuha ime quhet shqip dhe flitet në Shqipëri (Albania) dhe në disa shtete të tjera. Edhe pse është është pjesë e familjes së madhe të gjuhëve indoeuropiane, ajo nuk ka asnjë gjuhë motër dhe është e vetme në degën e saj. Njerëzit thonë se ajo është shumë e vështirë për t'u mësuar, por asgjë nuk është e pamundur. Ndjesë që ky postim ishte thjesht një tekst pak informues . Herën tjetër do mendoj diçka më kreative.
Faleminderit për interesin tuaj për gjuhën shqipe.
0